LAVASTOVILJE

brillfinish_T5KT
Lavastoviljet kërkojnë një kujdes të veçantë për mirëmbajtjen e tyre. Për këtë arsye, Cleprin sjell një seri produktesh për larjen e pjatave, seteve të servisit, tavave me yndyrë të restoranteve etj., të cilat bëjnë të mundur larjen në mënyrë perfekte të enëve, por edhe i japin jetëgjatësi lavastoviljes suaj. Këta detergjentë janë të përshtatshëm për inoksin, qelqin, plastikën, aluminin etj. Përveç procesit të larjes, një element i rëndësishëm është dhe shkëlqimi i enëve, të cilin e bën të mundur Brill Finish.
Produktet për lavastovilje janë: Ipermatic E, Ipermatik All, Brill finish, Dis crost.

TUALETI

carezzagold_T5K
Produktet e linjës për pastrimin dhe higjienizimin e tualeteve zënë një vend të veçantë. Cleprin ju vjen në ndihme me një seri produktesh të specializuara për tualetet e shtëpive, bareve, restoranteve apo hoteleve tuaja. Produktet janë të përshtatshme për materialet e tualeteve, si porcelani, pllaka, qeramika etj. Këta detergjentë kanë funksion shpërbërës, gërryes, shkëlqyes, dezinfektues, largojnë aromat e pakëndshme, duke e lënë ambientin tuaj të pastër si kurrë më parë. Gjithashtu këtu përfshihen dhe produktet për pastrimin dhe larjen e duarve nëpërmjet dispenserve, në gjendje të lëngët ose shkume.
Produktet e tualetit janë: WC Cleaner, Klin bagno fresh, Kimoasan, Carezza show, Carezza gold.

PISHINA

idroliquid_T5K
Një risi në gamën e larmishme të detergjentëve Cleprin janë detergjentet për pishina, pastrimi i të cilave është shumë i rëndësishëm për shëndetin e çdo individi. Ne ofrojmë siguri maksimale për këdo që përdor detergjentët Cleprin, pasi janë të certifikuar sipas standardeve europiane dhe janë eco-friendly. E nisim me Antialgha per mbrojtjen e pishinave nga bakteret, algat apo myku, duke vazhduar me normalizuesin e pehashit PH-/+, produktet e klorit për dezinfektimin e baktereve në ujë, të padëmshme për shëndetin dhe që nuk irritojnë lëkurën.
Produktet për pishina janë: Ecocloro 10, Deasy, Antialgha 10, C30+, C4-, Idroliquid etj.

LAVANTERIA

step3_T25KB
Ne ju prezantojmë një linje detergjentësh për lavanteritë tuaja profesionale shumë efikase, për cilësi në larjen e rrobave, si edhe shumë më pak të kushtueshme, e gjithë kjo falë elementeve qe e bëjnë linjën e detergjentëve Step, më të mirën e lavanterive profesionale në Itali. Gjithashtu, ne ofrojmë për klientët tanë pompat e dozimit të detergjentëve falas, si edhe montimin e tyre në çdo lavanteri. Kjo gamë përfshin detergjentin larës, zbutësin e rrobave, sgrasantin etj.
Produktet e kësaj linje janë: Step 3, Step 5, Step 6, Step11, Step 22, Step 44

KUZHINA

CLE_CAP_1000ml-1024x1024
Linja e detergjentëve të kuzhinës përfshin një seri produktesh specifike, me qëllim pastrimin e kuzhinave nga yndyrat, mbetjet vegjetale, oksidimi i furrave të pjekjes, si edhe higjienizimi i tavolinave dhe mjeteve të punës në kuzhine. Produktet mund të përdoren gjithashtu edhe me impiante vetëpastrimi, si në rastin e furrave profesionale. Detergjentët përshtaten edhe për materiale, si inoks, alumin, në bazë të formulave prodhuese përkatëse.
Produktet e kësaj linje janë: Cle cap, K 15, K 20, Forn all, Forn brill.

INDUSTRIA PRODHUESE

dc8_T5K
Një gamë shumë specifike e detergjentëve Cleprin është ajo e detergjentëve të linjave prodhuese, si fabrikat e përpunimit të ushqimeve, mishit dhe produkteve të bulmetit. Këto produkte jo vetëm bëjnë të mundur pastrimin e impianteve të prodhimit, por shërbejnë edhe si dezinfektues falë formulës eco-clean. Detergjentët përdoren për tubacione, kaldaja, furra pjekjeje industriale etj.
Produktet e kësaj linje janë: Remox Chlor, DC8, Discal, Decal, Sgretor.

DYSHEME

brill_T5KT
Linja e detergjenteve të dyshemesë përfshin një seri produktesh, të cilat synojnë pastrimin, shkëlqimin dhe aromatizimin e dyshemesë së mjediseve tuaja. Kjo linjë përbëhet nga produkte për pastrimin e sipërfaqeve prej qeramike, parketi, mermeri, gres-porcelan, sipërfaqeve me shkëlqim etj. Përdorimi i tyre është mjaft i gjerë, si për shtëpi, zyra, institucione, shkolla etj.
Produktet e kësaj linje janë: Ceramica, Parquet, Brill verde.