LAVASTOVILJE

brillfinish_T5KT
Lavastoviljet kërkojnë një kujdes të veçantë për mirëmbajtjen e tyre. Për këtë arsye, Cleprin sjell një seri produktesh për larjen e pjatave, seteve të servisit, tavave me yndyrë të restoranteve etj., të cilat bëjnë të mundur larjen në mënyrë perfekte të enëve, por edhe i japin jetëgjatësi lavastoviljes suaj. Këta detergjentë janë të përshtatshëm për inoksin, qelqin, plastikën, aluminin etj. Përveç procesit të larjes, një element i rëndësishëm është dhe shkëlqimi i enëve, të cilin e bën të mundur Brill Finish.
Produktet për lavastovilje janë: Ipermatic E, Ipermatik All, Brill finish, Dis crost.

TUALETI

carezzagold_T5K
Produktet e linjës për pastrimin dhe higjienizimin e tualeteve zënë një vend të veçantë. Cleprin ju vjen në ndihme me një seri produktesh të specializuara për tualetet e shtëpive, bareve, restoranteve apo hoteleve tuaja. Produktet janë të përshtatshme për materialet e tualeteve, si porcelani, pllaka, qeramika etj. Këta detergjentë kanë funksion shpërbërës, gërryes, shkëlqyes, dezinfektues, largojnë aromat e pakëndshme, duke e lënë ambientin tuaj të pastër si kurrë më parë. Gjithashtu këtu përfshihen dhe produktet për pastrimin dhe larjen e duarve nëpërmjet dispenserve, në gjendje të lëngët ose shkume.
Produktet e tualetit janë: WC Cleaner, Klin bagno fresh, Kimoasan, Carezza show, Carezza gold.

PISHINA

idroliquid_T5K
Një risi në gamën e larmishme të detergjentëve Cleprin janë detergjentet për pishina, pastrimi i të cilave është shumë i rëndësishëm për shëndetin e çdo individi. Ne ofrojmë siguri maksimale për këdo që përdor detergjentët Cleprin, pasi janë të certifikuar sipas standardeve europiane dhe janë eco-friendly. E nisim me Antialgha per mbrojtjen e pishinave nga bakteret, algat apo myku, duke vazhduar me normalizuesin e pehashit PH-/+, produktet e klorit për dezinfektimin e baktereve në ujë, të padëmshme për shëndetin dhe që nuk irritojnë lëkurën.
Produktet për pishina janë: Ecocloro 10, Deasy, Antialgha 10, C30+, C4-, Idroliquid etj.

LAVANTERIA

step3_T25KB
Ne ju prezantojmë një linje detergjentësh për lavanteritë tuaja profesionale shumë efikase, për cilësi në larjen e rrobave, si edhe shumë më pak të kushtueshme, e gjithë kjo falë elementeve qe e bëjnë linjën e detergjentëve Step, më të mirën e lavanterive profesionale në Itali. Gjithashtu, ne ofrojmë për klientët tanë pompat e dozimit të detergjentëve falas, si edhe montimin e tyre në çdo lavanteri. Kjo gamë përfshin detergjentin larës, zbutësin e rrobave, sgrasantin etj.
Produktet e kësaj linje janë: Step 3, Step 5, Step 6, Step11, Step 22, Step 44

KUZHINA

CLE_CAP_1000ml-1024x1024
Linja e detergjentëve të kuzhinës përfshin një seri produktesh specifike, me qëllim pastrimin e kuzhinave nga yndyrat, mbetjet vegjetale, oksidimi i furrave të pjekjes, si edhe higjienizimi i tavolinave dhe mjeteve të punës në kuzhine. Produktet mund të përdoren gjithashtu edhe me impiante vetëpastrimi, si në rastin e furrave profesionale. Detergjentët përshtaten edhe për materiale, si inoks, alumin, në bazë të formulave prodhuese përkatëse.
Produktet e kësaj linje janë: Cle cap, K 15, K 20, Forn all, Forn brill.

INDUSTRIA PRODHUESE

dc8_T5K
Një gamë shumë specifike e detergjentëve Cleprin është ajo e detergjentëve të linjave prodhuese, si fabrikat e përpunimit të ushqimeve, mishit dhe produkteve të bulmetit. Këto produkte jo vetëm bëjnë të mundur pastrimin e impianteve të prodhimit, por shërbejnë edhe si dezinfektues falë formulës eco-clean. Detergjentët përdoren për tubacione, kaldaja, furra pjekjeje industriale etj.
Produktet e kësaj linje janë: Remox Chlor, DC8, Discal, Decal, Sgretor.

DYSHEME

brill_T5KT
Linja e detergjenteve të dyshemesë përfshin një seri produktesh, të cilat synojnë pastrimin, shkëlqimin dhe aromatizimin e dyshemesë së mjediseve tuaja. Kjo linjë përbëhet nga produkte për pastrimin e sipërfaqeve prej qeramike, parketi, mermeri, gres-porcelan, sipërfaqeve me shkëlqim etj. Përdorimi i tyre është mjaft i gjerë, si për shtëpi, zyra, institucione, shkolla etj.
Produktet e kësaj linje janë: Ceramica, Parquet, Brill verde.

Pastiçeri & Xhelateria

ISA është një kompani prestigjioze, e cila daton prodhimin e saj të frigoriferëve dhe vitrinave të akulloreve dhe pastiçerisë, që prej 1963-it.
Aktualisht, ISA operon në treg me 5 marka si: ISA, COF, TASSELLI, ABACO dhe HIZONE.
Isa është një ndër eksportuesit më të rëndësishëm në tregun botëror me rreth 107 vende të botes, ku eksporton gamën e saj të produkteve në kompanitë më në zë botërore, si:s etj.
Të gjitha produktet e ISA-s kanë certifikime të standardeve europiane, si edhe një qasje me trendet me të fundit të arredimeve të bareve, pastiçerive dhe xhelaterive.
Për hollësi të mëtejshme vizitoni faqen e internetit: www.isaitaly.com.

Pajisje ndihmëse kuzhine

Amitek SRL është një kompani që ofron një linjë të gjerë pajisjesh ndihmëse për kuzhina, gjithashtu edhe frigoriferë të përmasave dhe llojeve të ndryshme, në varësi të kërkesave të klientëve.
Produktet më të kërkuara të Amitek-ut janë:
– makineritë e vakumit;
– fritezat, skarat, thekësit e bukës për bare apo restorante me kapacitet të ulët;
– shtrydhëset e frutave apo agrumeve;
– higjienizuesit e thikave;
– pajisjet për kreperi dhe fast food;
– karrelat e shërbimit për hotele;
– produktet për vetëshërbim;
– fetatriçet e të llojeve të ndryshme.
Për hollësi të mëtejshme vizitoni faqen e internetit: www.amitek.it

Lavastovilje

Lavastoviljet Silanos janë ideuar në bazë të rendimentit dhe thjeshtësisë në përdorimin e tyre.
Lavastoviljet kanë të inkorporuara dozuesin e detergjentit dhe brilantantit. Ato synojnë parimisht uljen e konsumit të ujit, energjisë dhe detergjentit, duke qenë më efikase në përdorimin e tyre.
Linja e lavastoviljeve është e ndarë sipas këtyre kategorive:
– larëse gotash;
– larëse pjatash;
– larëse e objekteve të ndryshme në kuzhina apo bare, si, tenxhere, tiganë, sete servisi etj.;
– larëse kapote, me mekanizëm hapjeje;
– larëse tunel, me kapacitet të lartë përmbajtjeje dhe funksionimi.
Makineritë janë të disponueshme me panele touch screen, si edhe mekanike, në varësi të preferencës së klientit. Ata kanë strukturë inoks AISI 304, të certifikuara sipas
standardeve europiane.
Silanos gjendet pranë klientëve me oferta tunduese, duke filluar nga vetëm nga 999 euro.
Për hollësi të mëtejshme vizitoni faqen e internetit: www.silanos.it