Lavanteri

Firma e mirënjohur e lavanterive Renzacci prodhon gamën me të madhe të makinerive për larje dhe pastrim.
Renzacci Spa ofron një linjë të larmishme produktesh për lavanterinë, pasi është në kërkim të vazhdueshëm të makinerive dhe teknologjive të reja në dispozicion të industrisë së larjes dhe pastrimit të thatë në të gjithë botën. Kjo kompani operon me më shumë se 390 modele dhe variante të ndryshme, të gjitha të projektuara dhe të ndërtuara nga Renzacci Spa, nga hulumtimi, planifikimi, zhvillimi, prodhimi dhe shitja.
Makineritë e larjes fillojnë nga kapaciteti 9 kg deri në 120 kg.
Makineritë e tharjes kanë një kapacitet nga 10 kg deri në 122 kg.
Makineritë e hekurosjes janë të dimensioneve dhe llojeve të ndryshme, si rula hekurosjeje, kalandra, hekur i presuar etj
Së bashku me setet e lavanterisë ne ofrojmë gjithashtu edhe pompat e dozimit të detergjentit, si edhe mirëmbajtjen e gjithë sistemit të mirëfunksionimit të tyre.
Për hollësi të mëtejshme vizitoni faqen e internetit: www.renzacciland.it

Larese

Rrul hekurosje

Tharese

Kuzhina

Kuzhinat Baron
Zgjedhja që bën ndryshimin.
Përdorimi i çelikut me cilësi të lartë, me vëmendjen në çdo detaj gjatë gjithë procesit të prodhimit janë vetëm disa nga tiparet që i bëjnë kuzhinat Baron kaq unike. Zgjedhja e materialeve dhe cilësia e ndërtimit u japin kuzhinave Baron besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre ekstreme, duke i bërë ato partnerin e përsosur për çdo kuzhinier profesional. Në gamën e gjerë të modeleve që ne ofrojmë, ju mund të gjeni zgjidhjen për çdo kërkesë tuajën, duke filluar nga linjat klasike me gaz dhe rrymë elektrike, deri te fritezat digjitale dhe te produktet për qëllime të veçanta.
Baron zotëron certifikatën e cilësisë ISO 9001:2015 për çdo linje apo produkt të tijin.
Për më tepër informacion ju lutem vizitoni: www.baronprofessional.com

Furra

Gjithmonë përsosmëri në kuzhinë
Kërkimi, inovacioni dhe trajnimi janë “përbërësit” kryesorë të filozofisë Lainox. Një zgjedhje e qëndrueshme, që i ka mundësuar kompanisë që t’i kushtojë vëmendje maksimale kënaqësisë së klientëve, si edhe të mund të parashikojë nevojat e tij. Misioni i saj është Përsosmëria në kuzhinë, e cila përmbledh nxitjen e kompanisë për përmirësim dhe guximin për të ndërmarrë sfidat më të vështira të tregut.

Lainox mund të garantojë në mënyrë efektive që produktet e saj nuk janë vetëm mjete operative për gatimin ose ruajtjen e ushqimit, por janë pajisje të vërteta për përgatitjen e ushqimit. Thelbi i kuzhinës nga Lainox prezantohet përmes teknologjive të reja, duke i dhënë markës një identitet të fortë në risinë e teknologjisë.
Lainox vjen më pranë jush me këto nënprodukte:

Lainox Naboo
Alphatech
Oracle
Sapiens
Compact
Aroma
Neo
New grill
Multigrill

Për hollësi të mëtejshme vizitoni: www.lainox.it.

Frigoriferë

Linja e frigoriferëve e prodhuar nga Global Catering është e ndarë në këto nënkategori:
– frigoriferë banak, të cilët fillojnë me 2 porta, deri në frigoriferë banak me 5 porta;
– frigoriferë kolonë, tek ose dopio;
– frigoriferë picerie banak me ose pa vitrinë, për vendosjen e kasketave;
– frigoriferë ngrirës ose ftohës;
– frigoriferë vitrinë me xhama për pije.
– ekspozitorë peshku ose vere.

Një tjetër produkt qe ofrojmë janë dhomat frigoriferike, të përmasave të ndryshme, në varësi të kërkesave të klientëve, të cilat janë të firmës së mirënjohur BOXCOLD.
Për me tepër informacion, ju lutemi vizitoni faqen e internetit: www.boxcold.it
Gjithashtu, ne ofrojmë dhe gamen e produkteve plotësuese, si rafte inoksi për frigoriferë, vasketa, pjesë të ndryshme këmbimi etj.
Një linjë frigoriferësh të importuar nga Italia mund të gjeni në faqen e internetit: www.amitek.it

Makineri akulli

Makineritë e akullit Brema paraqesin një sfidë, një cilësi pa kompromis dhe kënaqësi të plotë të klientit, madje edhe përtej pritshmërive të tyre.
Makinat e akullit janë të pajisura me seksion të gjerë spërkatësish metalikë, të dizajnuar për lehtësinë e çmontimit dhe sigurimin e prodhimit të një kapaciteti të aftë për të trajtuar ujëra të forta, me përmbajtje të lartë minerale.
Kapaciteti i prodhimit të makinerive të akulli fillon nga 22 kg në 24 orë, deri në 300 kg në 24 orë.