Turizmi është një ndër shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë shqiptare. Hotelieri-turizmi është një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri.
Si e tillë, Global Catering Center, që prej 10 vitesh tashme, ka luajtur një rol të rëndësishëm në industrinë e hotelierisë, duke siguruar pajisje dhe shërbime me cilësi të lartë në sektorin e kuzhinave profesionale dhe lavanterive. Produktet tona, shërbimet tona dhe njohuritë tona kanë për qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të projekteve të klientëve tanë, pa marrë parasysh madhësinë e biznesit të tyre.
Në Global Catering ne hulumtojmë tregjet ndërkombëtare, ndjekim ndryshimet teknologjike dhe përpiqemi të gjejmë produkte dhe shërbime inovative që ndihmojnë industrinë tonë të zhvillohet më tej dhe të ecë përpara.
Ekipi Global Catering përbëhet nga profesionistë të trajnuar mirë, me përvojë 20-vjeçare në këtë fushë. Ne jemi të ndryshëm përmes produkteve tona të klasit botëror, por edhe me nivelin e lartë të shërbimeve, i cili përfshin një dizenjim, të specializuar, gjetjen e produkteve me të përshtatshme për nevojat dhe kërkesat tuaja.
Global Catering me gjithë gamën e produkteve operon në fushën e hoteleve dhe resorteve turistike, restoranteve, bareve, furrave të bukës, pastiçerisë, xhelaterisë dhe fast food.
..